Amnistia e fundvitit, Manjani: Më mirë një shans të droguarit se grabitësit

manjani16Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri të ditur se institucioni që drejton është duke punuar për një amnisti, por që nuk ka ende shifra zyrtare.
Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme dhe të dënuar në Durrës, Manjani deklaroi se ende nuk ka një draft konkret për personat që do të jenë përfitues, por nga amnistia do të përfitojnë disa kategori, si përdoruesit e drogës, gratë dhe të miturit.

“Unë ju premtoj se po bëjmë gati amnistin për disa të dënuar, e kemi nisur. Po e përgatisim, kur të kemi një draft me disa kritere. Sigurisht që do të përfitojne te miturit. Do përfitojnë gratë, ato në moshë të thyer, ato që janë të pamundur fizikisht, përdoruesit e drogës t’i favorizojmë, në kuptimin që t’u japim një shans. E dii çfarë nga ka nodhdur? ata që kanë vjedhur, dalin vjedhin prapë”.

Manjani theksoi se dija dhe arsimimi është altenativa e duhur për të gjithë të rinjtë. “Shteti është drejtësia, shteti është ligji, shteti është autoriteti i zyrtarit, i policit, i burgut, i ushtarit. Ky është shteti dhe në qoftë se ky fenomen pra fenomeni i kontestimit pafund të shtetit na çon drejt paligjshmërisë permanente apo kaosit social, sigurisht që kjo është një situatë e papranueshme dhe ne e dimë këtë gjë. Çështja është, a ja vlen t’i kundërvihemi ligjit? Unë them jo. Nuk ja vlen as që të shkojmë tek oborri i gjimanzit dhe të tregtojmë hashash. Ja vlen të shkojmë tek dera e gjimanzit dhe të marrim dije, kjo është sfida, kjo është alternative”, tha Ministri Manjani

Gjatë këtij takimi me të rinjtë e gjimnazeve të qytetit të Durrësit, Ministri Manjani ripërsëriti qendrimin e tij se burgu nuk është një alternativë e mirë, ndonëse shpesh nuk mund ta shmangim.

“A është burgu alternativ? Sigurisht që nuk është, futem tek ata jurist shqiptar që nuk çmoj që për një gjimnazistë alternativë të jetë burgu. Sigurishtë që nuk do ta lëmë dhe pa ndëshkuar. Po sigurisht, ne nuk mund t’ju ndihmojmë as ju as familjeve tuaja në qoftë se alternative është burgu dhe këtë e kemi në dorë bashkarishtë. Ju që të mos na çoni tek ekstremi dhe ne që të përpiqemi që deri në fund të bëjmë më të mirë për t’u edukuar”, vlerësoi Ministri Manjani

“Dje karrierë të shkëlqyer, sot në qeli”. Rrëfimet e të burgosurve para Ministrit. “Kam bërë pjesën më të madhe të dënimit, 6 vjet. Kam përballuar presionin shpirtëror, moral dhe atë shoqëror për shkak të asaj që kam bërë dhe asaj që humba. Kështu shkatërrova karrierën time dhe besimin e bankës ku punoja. Kisha një karrierë të shkëlqyer përpara, por për shkak të dobësisë time bëra një vepër që më privoi prej lirisë, familjes time dhe njerëzve të mi të dashur. Jeta në burg është e vështirë. Për herë të parë pas 3.5 vjetësh kam dalë me lirim me kusht”.

Ky është rrëfimi i Gentjan Hoxha, një ish-specialist banke sot në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hoxha foli gjatë takimit që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pati me nxënës të shkollave të mesme dhe disa të dënuar në Durrës.

Në takim disa nga të dënuarit rrëfyen jetën e tyre, rrethanat në të cilat i kanë kryer krimet, si dhe për ditët e kaluara në qendrat e riedukimit. Mes tyre dhe Gentjan Hoxha, që u arrestua 6 vjet më parë mbi dyshimet se përmes shpërdorimit të detyrës kishte përfituar 500 mijë euro gjatë punës që bënte në bankë. Ai rrëfen para të rinjve se si shkatërroi karrierën dhe ëndrrën e tij për shkak të një dobësie të momentit.

E ardhmja premtuese e priste në politikë edhe Klevis Bitron, por nga shef kabineti i ministrit Spiro Ksera, ai përfundoi në burg. Sot i burgosur për abuzim me detyrën, Bitro u bëri thirrje të rinjve të mos dorëzohen para vështirësive dhe të zbatojnë ligjin.

“Të qëndroni në krahë të njëri-tjetrit, të përzgjidhni mirë shoqërinë, të mbaroni shkollën dhe të ndiqni ëndrrat tuaja e të mos i braktisni ato”, u bëri thirrje Bitro të rinjve nga shkollat e mesme të pranishëm në këtë aktivitet.

Por edhe pse shumë fitojnë lirinë pas largimit nga qelia, riintegrimi i tyre në shoqëri shihet ende si një sfidë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...