Të dënuarit përgatiten për amnistinë e fundvitit, ja kriteret

Kosovë&Rajon

burg-kosoveTë burgosurit në qendrat korrektuese të Kosovës tashmë kanë nisur kërkesat e tyre për të përfituar nga falja presidenciale.

Ata janë njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues që të bëjnë gati dokumentacionet e nevojshme që atyre u duhen dorëzuar tek zyra e presidentit në këmbim të lirisë së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar televizionit se të burgosurit tashmë kanë nisur kërkesat për të përfituar nga falja, të cilat do shqyrtohen për muajin shkurt, saktësisht përvjetorin e 9 të pavarësisë.

Televizioni përkundër insistimit më shumë se 2 javorë, nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga zyra e Presidentit se sa persona do përfitojnë nga falja.

Falja e presidentit për të burgosurit përcaktohet me nenin 84 të Kushtetutës e që bazohet në ligjin për amnisti.

Sipas këtij ligji janë rreth 60 vepra penale të cilat përfshihen në faljen presidenciale.

Përzgjedhja e listave për personat e falur bëhet nga një rekomandim i Shërbimit Korrektues të Kosovës rreth sjelljeve të të burgosurve në burg.

ME TE LEXUARAT