Amnistia e fundvitit liron 1 mijë të dënuar, rreth 4 mijë përfitues

burgu-peqinAmnistia me rastin e festave të fundvitit, pritet të përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme.

Burimet pohuan se aktualisht drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur.

Janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente. Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e draftit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit, në frymën e të cilave po bëhet.top channel

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...