Ambasada e SHBA publikon bisedën e plotë të Donald Lu me qytetarët

Politikë

donald luAmbasada amerikane publikon te plote biseden qe Donald Lu zhvilloi diten e sotme me Facebook me qytetaret shqiptare.

Me ane te nje deklarate, Ambasada publikoi "transkriptin e Bashkëbisedimit të Drejtpërdrejtë të Ambasadorit Donald Lu në Facebook (2 nëntor 2016)":

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Katerina: Përshëndetje të gjithëve që na ndjek drejtpërdrejt nga faqja e Facebook e Ambasadës së SHBA në Tiranë! Unë jam Katerina Hatija, koordinatore e pjesëmarrësve në programin YES të Departamentit të Shtetit dhe studente e informatikës.

Merxhan Daci: Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Merxhan Daci, i sapodiplomuar në gazetari dhe një nga pjesëmarrësit në projektin e ambasadës për Gazetarinë Investigative.

Katerina: Kemi kënaqësinë të jemi këtu sot me Ambasadorin Donald Lu në shtëpinë e tij. Është biseda e parë DREJTPËRDREJT në Facebook dhe do t’i drejtojmë atij pyetjet që ju keni dërguar më herët në faqen Facebook të ambasadës.

Merxhan: Nëse keni pyetje që doni t’i bëni, nuk është vonë t’i dërgoni. Ambasador Lu, mirëse erdhët.

Ambasadori Lu: Faleminderit. Përshëndetje Katerina, përshëndetje Merxhan. Mirësevini të gjithë që na ndiqni drejtpërdrejt sot. Jam shumë i lumtur t’ju mirëpres në shtëpinë time dhe pres me kënaqësi t’u përgjigjem pyetjeve tuaja.

Katerina: Pyetja e parë është për korrupsionin dhe vjen nga Dritan Qoku. Lu, jam i interesuar te blej një palë syze me të cilat shohim vetëm mangësitë në drejtësi dhe nuk vëzhgojmë as korrupsion dhe as kanabis. Nëse nuk shiten andej nga SOROS-i, a i fal ata të tuat?

Ambasadori Lu: Dritan, faleminderit për këtë pyetje të parë shumë pikante. Patjetër mund t’i merrni syzet e mia hua. I vetmi problem është që nuk shoh asgjë pa to. Më lejo të them disa fjalë për korrupsionin dhe narkotikët. Së pari, në dy vitet e mia të shkurtra këtu, kam parë përparim të pabesueshëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim. Për sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me gjasë do kemi disa pyetje shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë se unë vlerësoj veprimin më shumë se fjalët ndaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se kush mund të ankohet me zë më të lartë për problemin e drogës por se si shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që ekzistojnë këtu dhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Tani, kemi një pyetje nga Geo Taku. z.Lu! Duke u bazuar në një deklaratën tuaj të disa kohëve më parë sipas të cilës ju keni thenë që: "Kush nga gjyqtaret ka një orë më të shtrenjtë se vetura ime është i KORRUPTUAR" Pra nga ajo ditë e deri më sot, keni gjetur ndonjërin??? Sepse po të keni gjetur, do të thotë që është i korruptuar dhe duhet të shkojë në burg. Nëse nuk keni gjetur, do të thotë që në Shqipëri nuk paska korrupsion. Atëherë pse ngrehëm gjithë këtë farsë të Reformës, Vetingut e përralla me mbret!!!

Ambasadori Lu: Geo, shumë faleminderit për këtë pyetje. Është e vërtetë – komenti im për orat ka tërhequr shumë vëmendje nga gjyqtarë dhe prokurorë dhe nuk më ka ndihmuar të bëj shumë miq në gjykata. Dua të flas për një çast për atë që ndodhi në Kosovë. Në Kosovë, u zhvillua reforma në drejtësi. Në Kosovë, 35% e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose dhanë dorëheqjen ose u larguan si pasojë e reformës në drejtësi. Mendoj se në Shqipëri ka mundësi që përqindja të jetë shumë më e lartë. Kjo reformë po ecën përpara. Vetingu është pjesë kyçe e reformës. Jam i bindur se pasi shqiptarët, me anë të këtij procesi, të jenë në gjendje të largojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që nuk janë të kualifikuar apo janë të manipuluar politikisht, kjo do të jetë një hap i stërmadh përpara për vendin.

Katerina: Kemi një pyetje tjetër për korrupsionin nga Ardenal Ferhati, i cili pyet: Ju përshëndes kisha vetëm një pyetje : A ju ka lodhur politika Shqiptare, dhe çfarë sugjeron për ne që ndihemi të lodhur nga politika a duhet të ushtrojmë presion që kjo situatë absurde të ndryshojë?

Ambasadori Lu: Ardenal, në shumë vende në botë, njerëzit janë të lodhur nga politika. Unë vetë si amerikan, shoh lajmet çdo ditë dhe kur zgjohem në mëngjes shoh artikuj të mbushur me mosmarrëveshje dhe retorikë shumë të fortë politike. Mendoj se më e keqja që mund të bëjmë është të dorëzohemi. Në të dy shoqëritë tona, në Shqipëri dhe në Amerikë, kemi sakrifikuar aq shumë për liritë demokratike që gëzojmë sot. Ajo që besoj vërtet është për Shqipërinë është se ndryshimi është kaq pranë. Dhe, teksa takjo të rinj në Shqipëri, jam i bindur se brezi i ardhshëm i udhëheqësve do ta sjellë Shqipërinë tek një e ardhme më e ndritur europiane. Ndaj, këshilloj pak durim, Dritan, madje sugjeroj edhe të mendosh të jesh një nga ata udhëheqësit e brezit tjetër.

Merxhan: Kalojmë tek disa pyetje për reformën në drejtësi; kemi marrë rreth 40 për këtë temë. Fillojmë me Geri Llupo: Ambasador Lu, a keni një plan B për Ligjin e Vettingut dhe reformën në drejtësi nëse Gjykata Kushtetuese e RSH e shpall atë anti-kushtetues edhe nëse Komisioni i Venecias e deklaron atë si në përputhje me Kushtetutën e re? Po në këtë drejtim, Ilir Vata bëri pyetjen që është pëlqyer më shumë në faqen tonë: Shkëlqesi ambasador, Donald Lu!

Pezullimi i ligjit të Vetingut nga Gjykata Kushtetuese, mund të konsiderohet një investim i SHBA-së dhe BE-së i shkuar dëm?! Ç’farë mesazhi keni për politikën shqiptare, sistemin e drejtësi në tërësi dhe shqiptarët që presin me padurim, luftën ndaj korrupsionit?! Faleminderit!

Ambasadori Lu: Shumë faleminderit. Geri dhe Ilir, pyetje të mrekullueshme, madje pyetje që e di që i bëjnë shumë shqiptarë. Plani A dhe Plani B për zbatimin e vetingut është i njëjti – të respektohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë. Pra, përpara gjykatës është një vendim dhe ka dy rezultate të dukshme. Njëri do ishte që gjykata të vendosë ta mbështesë ligjin, që do të nënkuptonte se menjëherë pas kësaj, qeveria dhe parlamenti do të zbatonin ligjin me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë. I dyti është që gjykata mund të gjejë se ka probleme në ligj, gjëra që ata do kërkojnë të ndryshohen. Më pas do t’ia kthejnë parlamentit dhe shpresoj që parlamenti do t’i bëjë ato ndryshime shumë shpejt dhe do ta rimiratojë ligjin. Reforma po ecën përpara pavarësisht nga kjo vonesë e vogël.

Katerina: Kemi një pyetje tjetër mbi reformën në drejtësi. En Dri pyet: A do ta quanit të dështuar punën tuaj si ambasador i SHBA në rast se nuk vendoset në zbatim reforma në drejtësi? Dhe faleminderit për gjithçka që po beni per ne, ju jemi shumë mirnjohës.

Ambasadori Lu: En Dri, mendoj se është normale që shqiptarët të jenë pak të shqetësuar për zbatimin e një reforme kaq të madhe dhe të gjerë. Ajo që dëshiroj të përsëris është se kjo reformë është e pakthyeshme. U miratua me mbështetje unanime nga parlamenti dhe është pjesë e kushtetutës tuaj. Nuk ka kthim pas. Nuk ka zmbrapsje të reformës. Ajo që po ashtu besoj se është e vërtetë është që të gjithë partnerët tuaj ndërkombëtarë janë në krah të popullit shqiptar për të ndihmuar që të jemi të sigurtë për një zbatim me cilësi të lartë të reformës. Është një film që më pëlqen shumë, quhet Apollo 13, dhe në atë film ka një shprehje të famshme, e cila mendoj është e vërtetë edhe për këtë proces të reformës në drejtësi: “Dështimi nuk është alternativë.”

Merxhan: OK, kalojmë tek një pyetje nga Dritan Haxhia. I nderuar Ambasador Lu. A mund të na thoni si ndiheni dhe si është e mundur për juve që të ruani një qetësi të lakmueshme, gjate takimeve me disa nga ata drejtues të shtetit dhe parti politike shqiptare duke e ditur Juve më mirë edhe se ata vetë se sa makarenj e të korruptuar janë? Çfarë duhet bërë përfundimisht me ta? Suksese e punë të mbarë. Faleminderit.

Ambasadori Lu: Dritan, jam lindur në Hollywood të Kalifornisë dhe gjyshja ime në fakt vjen nga Havai; ne kalifornianët dhe havaianët njihemi në Shtetet e Bashkuara si njerëz të qetë, shumë të tërhequr. Përveç kësaj, jam 50 vjeç, dhe në pak vite do mund të dal në pension dhe di që do dal në pension në një vend të bukur si Kalifornia. Kjo çështja e korrupsionit, e maskarenjve për të cilët flet ti, është e vërtetë në të gjitha shoqëritë tona. Burgjet amerikane janë të mbushura me politikanë a zyrtarë kriminalë a të korruptuar. Kemi në gjyq kryebashkiakë, kemi gjyqtarë, kemi guvernatorë, kemi zyrtarë vendorë në burg për korrupsion. Çështja nuk është nëse zyrtarët e korruptuar ekzistojnë, por nëse shoqëritë tona, shoqëritë tona demokratike, janë aq të zgjuara sa t’i kapin. Jam mbresuar vërtet gjatë dy viteve në Shqipëri. Populli shqiptar është shumë i zgjuar; kam besim të madh.

Katerina: Tani kemi disa pyetje për drogën; kemi marrë rreth 20 pyetje për këtë çështje. Erenik Peka pyet: Pyetja ime lidhet me një çështje dhe fenomen që shqetëson shoqërinë shqiptare, çështja e kultivimit të drogës (kanabis ). Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shprehur akoma se sa jemi të rrezikuar nga ky fenomen kriminal që jemi rrethuar? Ju lutem na tregoni a jemi në rrezik. Faleminderit dhe zoti ju bekoft! Irina bën të njëjtën pyetje: Për gjithçka keni folur por vetëm për mbjelljen e kanabisit nga veriu në jug nuk keni folur.

Ambasadori Lu: Erenik dhe Irina, ajo që është e qartë për mua është se puna e Guardia di Finanza-s, shërbimit Italian që ka fluturuar mbi Shqipëri për të hartëzuar prodhimin e drogave të paligjshme ka arritur në përfundimin se kultivimi i drogës është rritur gjatë vitit të kaluar. Ajo që kam thënë më parë dhe dua ta përsëris tani është se e gjithë qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë. Si partnerë të huaj, mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Më lejoni të përmend disa nga gjërat që Shtetet e Bashkuara i bëjnë tashmë. Së pari, Agjencia e Anti-Drogës e SHBA – DEA – po punon ngushtë me autoritetet Shqiptare për të arrestuar trafikantët e drogës – peshqit e mëdhenj – dhe jemi veçanërisht të përqendruar tek ata që trafikojnë heroinë dhe kokainë nëpërmjet vendit tuaj. Së dyti, për shtatë vite, kemi punuar me Ministrinë e Arsimit në shkollat e Shqipërisë për të ndihmuar që të rinjve t’iu mësohen rreziqet e drogës. Në karrierën time kam jetuar në shumë vende ku një brez i tërë është sakrifikuar prej përhapjes së tmerrshme të narkotikëve të paligjshëm; dhe, e treat, me anë të trajnimeve, ekspertizës sonë teknike dhe instalimit të teknologjisë komerciale, teknologji të lartë skanimi, po mbështesim policinë e kufirit dhe doganat për të kapur më shumë droga të paligjshme që hyjnë dhe dalin në kufijtë e Shqipërisë. Megjithatë, dua vërtet të them për të gjithë ata që janë kritikë e asaj që po ndodh dhe luftojnë në media për problemin e drogës, kërkesa që kam për të gjithë ata është: ndaloni sherret dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që edhe të pranojmë problemet serioze që ndodhin në Shqipëri por edhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Kemi një pyetje për investimet amerikane në Shqipëri. Armand Alushaj pyet: Sa është shuma e investimeve amerikane në Shqipëri dhe pse nuk punohet për t’i rritur ato?

Ambasadori Lu: Armand, faleminderit. Është e vërtetë që investimet amerikane janë të ulëta në Shqipëri. Në fakt, me largimin këtë vit të investimeve në sektorin e naftës dhe në Aeroportin e Rinasit, është në rënie. Tani, Shtetet e Bashkuara janë një ekonomi e lirë, si Shqipëria; nuk mund t’i udhëzojmë kompanitë se ku duhet të investojnë. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me qeveri të tjera për t’i ndihmuar të ndërtojnë një mjedis biznesi që josh investime të huaja e vendase. Në Shqipëri, kemi parë hapa shumë të mëdhenj përpara këtë vit, më i dukshmi, reforma në drejtësi. Me reformën në drejtësi, investuesit ndërkombëtarë dhe vendas do dinë se investimet e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura nga ligji. Gjithashtu, kemi parë hapa përpara këtë vit në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe anti-korrupsionin për bizneset. Po punojmë çdo ditë me qeverinë Shqiptare dhe komunitetin e biznesit për t’i ndihmuar të shohin çështje si shenjtëria e kontratës, një regjim i parashikueshëm taksash, dhe të siguruarit që të drejtat për të gjithë bizneset, vendas a të huaj, të jenë të mbrojtura me ligj. Kam besim se nëse qeveria përqendrohet tek këto përparësi, investimet amerikane do rikthehen në Shqipëri.

Katerina: Kemi disa pyetje për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Skerdi Lamçellari thotë: Sa herë bëj pyetje s’marr përgjigje! Zoti Lu sa dakord jeni me papunësine e shqiptarëve, sepse nuk e keni prekur si temë ndonjëherë? Si e shpjegoni faktin se shume të rinj duan te emigrojnë drejt ShBA? Dhe kur do i hiqni vizat me miqte tuaj strategjik, partnerë të fortë sic e theksoni shpesh herë, apo do vazhdojmë me shekuj të provojmë llotarinë amerikane?? Dhe Romina Kaloshi pyet: I nderuar Zoti Ambasador, a mendoni se rinia shqiptare ka më ndonjë të ardhme në këtë vend duke qenë se dëshira e të gjithëve është të largohen sa më parë? Nqs po, mund të na e tregoni konkretisht sepse une si një prej të rinjve të këtij vendi nuk arrij ta dalloj dot më?

Ambasadori Lu: Skerdi dhe Romina, ma bëjnë shumë këtë pyetje. Në fakt, së fundi pata një bisedë me të rinj në Universitetin Europian të Tiranës dhe do t’ju them atë që iu thashë edhe atyre. Njerëzit më thonë se të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria e megjithatë, unë nuk i takoj këta njerëz; nuk e besoj këtë histori. Mendoj se është shumë e vërtetë që disa studentë duan të studiojnë jashtë, në vende të tjera. Është e vërtetë në SHBA, është e vërtetë në Europë, është e vërtetë në Shqipëri, është normale. Por takohem me shumë të rinj që duan të qëndrojnë këtu në Shqipëri dhe duan të japin kontribut domethënës për zhvillimin e vendit. Ky është një vend i bukur, me burime të bollshme natyrore dhe tokë të pasur bujqësore. Megjithatë, ajo që besoj se është shumë e rëndësishme, është që të rinjtë të ndjejnë besimin se pasi të punojnë fort në shkollë, në universitet, dhe të diplomohen, se do të ketë vende pune që i presin kur të mbarojnë. Për t’i pasur këto vende pune, është me rëndësi që qeveria dhe shoqëria të tërheqin investime, të tërheqin investime nga shqiptarë dhe të huaj, të furnizojnë aktivitet ekonomik dhe të krijojnë punësim. Me anë të kësaj, mund të shoh hapa ecjeje përpara por të gjithë duhet të punojmë më shumë.

Merxhan: Skerdi Vila ka njё pyetje pёr ushtrinё shqiptare: z. Ambasador, a kanё SHBA-tё ndonjё plan pёr tё forcuar dhe modernizuar forcat e armatosura shqiptare?

Ambasadori Lu: Faleminderit, Merxhan. Kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn neve na pёlqen vertetё tё flasim. Ёshtё njё nga tre objektivat e qeverisё sё SHBA nё Shqipёri: ta ndihmojmё Shqipёrinё tё jetё njё aleate mё e fortё e NATO-s. Jemi duke bёrё njё numёr gjёrash pёr tё ndihmuar forcat ushtarake. Sё pari, i kemi dhёnё Shqipёrisё mundёsinё tё shkollojё oficerё dhe ushtarё shqiptarё nё Shtetet e Bashkuara. Sё dyti, kemi sjellё trajnime kёtu nё Shqipёri, trajnime intensive pёr forcat tuaja speciale. Sё treti, kemi krijuar kapacitetet brenda forcave tё armatosura shqiptare per njё pёrgjigje tё nivelit tё klasit botёror pёr identifikimin dhe çarmatimin e eksplozivёve. Gjithashtu, po mbёshtesim me para, teknologji dhe pajisje pёr modernizimin e forcave ushtarake dhe po i ndihmojmё ato tё jenё nё pёrputhje me standardet e NATO-s.E fundit, por do tё thoja dhe mё e rёndёsishmja, ne punojmё me Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e saj tё Armatosura pёr t’u siguruar qё tё flitet pёr tё drejtat e njeriut nё forcat ushtarake, dhe pёr korrupsionin, sepse ne besojmё qё nё fund tё fundit NATO nuk ёshte vetёm njё forcё ushtarake, por edhe njё aleancё vlerash.

Katerina: Kёtu kemi njё pyetje interesante. Gazmend Hasa pyet: Z. Lu, nga 1 tek 10, cilёn notё do t’i vendosnit qeverisё PS-LSI?

Ambasadori Lu: Gazmend, pyetje e vёshtirё. Tё shoh nёse mund t’i pёrgjigjem kёshtu kёsaj pyetjeje: disa ministrive tё kёsaj qeverije do t’i vendosja notёn 10. Disa ministrive tё tjera do t’u vija notёn zero. Kjo qeveri po bёn punё tё rёndёsishme nё fushёn e reformave, por gjithashtu disa pjesё tё qeverisё po zhgёnjejnё qytetarёt shqiptarё dhe nuk po i pёrmbushin pritshmёritё. Tani, pyetja e arsyeshme qё do tё pasonte do tё ishte: z. Ambasador, cilёt janё ata me notёn 10 dhe cilёt janё ata me notёn zero. Mendoj se zbulimi i kёsaj i pёrket publikut shqiptar, gazetarёve investigativё, dhe shoqёrisё civile. Do tё them gjithashtu se duhet tё jem paksa i kujdesshёm si diplomat amerikan. Vazhdimisht provokohem nga media qё pёrpiqet tё zbulojё nёse qeverisa e SHBA favorizon Socialistёt, Demokratёt, apo LSI-nё. Dua ta them shumё qartё: ne jemi tё angazhuar tё bёjmё detyrat tona. Nё rastin tim, kjo ёshtё tё pёrfaqёsoj popullin amerikan dhe pёr mua, mёnyra mё e mirё pёr tё pёrfaqёsuar amerikanёt ёshtё tё kem marrёdhёnie me njё spektёr tё gjerё partish politike nё mbёshtetje tё interesave amerikane.

Merxhan: Klajdi Gorrea do tё dijё pёr integrimin europian. Klajdi pyet: a do tё bёhet ndonjёherё Shqipёria vend europian? A mendoni se jemi nё rrugёn e duhur?

Ambasadori Lu: Klajdi, po hamendёsoj se je i ri. Teoria ime ёshtё se njerёzit mё nё moshё, njerёzit qё kanё parё gjithё ndryshimin e 25 viteve tё fundit, njё pjesё e madhe e kёtij ndryshimi shumё pozitiv, mund ta shohin pёrparimin qё Shqipёria po bёn drejt njё tё ardhmeje europiane. Pёr disa tё rinj ёshtё pak e vёshtirё ta shohin kёtё pёrparim, por mendoni si ne tё huajt. Ne jemi paksa si ata qё udhёtojnё nё kohё, pasi na jepet mundёsia ta shohim Shqipёrinё pas disa muajsh apo disa vitesh dhe e shohim ndryshimin qё ndodh me hapa shumё tё mёdhenj. Para disa muajsh pata njё vizitё nga Ambasadori John Withers, ish-ambasadori ynё kёtu, dhe sё fundmi, nё shtator, nga Ambasadori Alex Arvizu. Tё dy ata kanё qёnё larg Shqipёrisё pёr disa vite dhe ata u mahnitёn nga pёrparimi qё ky vend po bёn. Dhe do t’ju them me sinqeritet: unё kam qёnё kёtu vetёm pёr dy vite dhe mё ka bёrё shumё pёrshtypje ajo qё kam parё, pёr dekriminalizimin, pёr reformёn nё drejtёsi, pёr anti-korrupsionin. Dhe pёr mua, prova mё bindёse se Shqipёria po ecёn pёrpara ёshtё fakti se disa politikanё, gjykatёs dhe prokurorё tё korruptuar kanё frikё – dhe ndoshta ata duhet tё kenё frikё – sepse ndryshimi po ndodh.

Katerina: Mendoj se shumё prej nesh janё kuriozё pёr zgjedhjet nё SHBA qё do tё mbahen kёtё tё martё. Sabail Gjyli pyet: Pёr kё do tё votoni mё 8 nёntor dhe pse?

Ambasadori Lu: Shumё prej jush e dinё se qytetarёt amerikanё qё jetojnё jashtё vendit votojnё nёpёrmjet postёs. Nё rastin tim, shteti i Kalifornisё mё dёrgoi me postё fletёn e votimit para njё muaji. Gruaja ime dhe unё plotёsuam fletёt tona, i vulosёm nё zarf, dhe i dёrguam me postё. Pra, unё kam votuar tashmё. Ajo qё di gjithashtu ёshtё se si nёpunёs i qeverisё, si nёpunёs civil, unё duhet tё qёndroj neutral nё publik nё lidhje me kёto zgjedhje. Pra, nuk mund t’ju tregoj se pёr kё votova, por mund t’ju them se kushdo qё tё zgjidhet nё Uashington, unё do tё punoj pёr tё. Nё Shtetet e Bashkuara kemi njё traditё pёr tё cilёn jemi krenarё, ku nёpunёs civilё, punonjёs profesionistё tё qeverisё, punojnё me Demokratёt, punojnё me Republikanёt, duke mbёshtetur kёdo qё do tё zgjidhet pёrfaqёsues i vendit tonё.

Merxhan: Po na vijnё mё shumё pyetje. Kjo nga Donald Hysaj. Pёrshёndetje, z. Ambasador. Do tё doja ta dёgjoja nga ju personalisht, a ёshtё Amerika ashtu siç ne dёgjojmё e shohim kёtu nё media? A janё rrugёt tё lyera me flori apo janё tё pista dhe tё errёta? Dua tё them, a ia vlen ta lёsh Shqipёrinё pёr tё kёrkuar njё jetё mё tё mirё nё SHBA?

Ambasadori Lu: Atёherё, Donald, njё nga gjёrat qё shpresoj se ju dhe shumё shqiptarё tё tjerё tё keni mundёsinё ta bёni ёshtё tё vizitoni Shtetet e Bashkuara. Çdo vit njё numёr gjithnjё e mё i madh shqiptarёsh udhёton pёr nё SHBA pёr tё bёrё biznes, pёr tё vizituar Disneyland, apo pёr tё shkuar pёr tё takuar tё afёrmit e tyre qё jetojnё nё Boston, Detroit, apo Los Anxheles. Ёshtё njё nga pjesёt mё tё mira tё marrёdhёnies sonё, udhёtimi nga njёri vend tek tjetri. Por, ti bёn njё pyetje vёrtet interesante: a janё Shtetet e Bashkuara vёrtet ashtu si duken nё filma? Si dikush qё ka lindur nё Hollivud, e pranoj se filmat amerikanё nuk i portretizojnё plotёsisht Shtetet e Bashkuara. Dhe pёr ata nga ju qё i kanё vizituar Shtetet e Bashkuara, nёse shkoni vetёm nё Nju Jork, Uashington, apo Los Anxheles, ato nuk janё Amerika e vёrtetё. Sipas mendimit tim, kur udhёtoni nё Amerikё, do tё mё pёlqente shumё qё shqiptarёt tё vizitojnё qytetet e mёdha, por gjithashtu vizitoni qytetet e vogla dhe fshatrat. Shumё prej studentёve tanё qё shkojnё nga Shqipёria nё Shtetet e Bashkuara kanё mundёsinё tё pёrjetojnё qytetet dhe komunitetet e vogla nё tё gjithё SHBA-tё, dhe ajo qё gjejnё aty ёshtё se Amerika ёshtё shumё e ngjashme me Europёn dhe Shqipёrinё. Ka komunitete tё pasura, ka komunitete tё varfёra. Ka komunitete qё lulёzojnё nё aspektin e integrimit dhe tolerancёs, dhe ka komunitete qё kanё problem me rracёn, gjininё, dhe dhunёn. Kemi probleme dhe nё Shtetet e Bashkuara, por, si demokraci, ashtu si Shqipёria, po mёsojmё tё jetojmё me kёto probleme dhe tё flasim pёr to dhe tё gjejmё mёnyra pёr t’i zgjidhur.

Katerina: Njё pyetje nga Leonat Muskollari. Leonati thotё: I dashur z. Ambasador Lu, nё respekt tё punёs suaj, do tё doja tё bёja njё pyetje tё shkurtёr dhe tё thjeshtё, por shpresoj qё t’i pёrgjigjeni: ku e shihni Shqipёrinё pas 10 vitesh, pas 20 vitesh? Faleminderit.

Ambasadori Lu: Pata nderin tё ftohesha tё flisja nё njё ceremoni diplomimi vitin e kaluar dhe nё fakt zgjodha kёtё temё: ku do tё jemi pas 10 vitesh, pёr shkak se kam njё vajzё qё ёshtё 11 vjeçe. Pas 10 vjetёsh ajo do tё jetё duke u diplomuar nga universiteti, shpresoj, dhe do tё mё pёlqente qё ajo, si dikush qё ka kaluar disa vite kёtu, tё kthehet nё kёtё vend. Dhe ja çfarё do tё doja qё ajo tё gjejё kёtu: do tё doja qё tё gjejё njё Shqipёri qё ka demokraci mё tё fortё, ku gazetat tuaja nuk janё tё mbushura me zёnkat pa thelb midis partive politike, por njё vend qё flet me tё vёrtetё pёr çёshtje tё rёndёsishme qё bashkojnё dhe ndajnё kёtё vend tё madh. Shpresoj qё kur ajo tё kthehet kёtu tё jetё njё vend ku organizatat joqeveritare, ku gazetarёt, ku grupet e shoqёrisё civile tё jenё mё tё fortё, ku ata te kenё ndikim nё bёrjen e ndryshimeve nё vend, sepse unё besoj fort se e ardhmja e kёtij vendi ёshtё e lidhur me zhvillimin e shoqёrisё civile. Besoj se ajo do tё rikthehet nё njё vend ku gratё do tё kenё njё rol mё tё madh nё shoqёri, ku nё 10 vitet e ardhshme tё shohim njё grua si kryeministre, njё grua si presidente, njё grua si kryetare partie. Bёra shaka me disa drejtues tё lartё tё Policisё sё Shtetit qё i kisha pёr drekё njё ditё me parё: ishim tё gjithё burra nga pala amerikane qё punon pёr çёshtjet e sigurisё, dhe tё gjithё burra nga pala shqiptare qё punojnё nё nivelet e larta tё policisё. U thashё me shaka: kur tё hamё sёrish drekё bashkё pas pesё vjetёsh, do tё çuditem nёse do tё ketё ndonjё burrё; se me shpejtёsinё me tё cilёn gratё po pёrparojnё nё forcёn policore, nё forcat e sigurisё sё tё dyja vendeve, ato do tё luajnё njё rol gjithnjё e mё tё rёndёsishёm nё udhёheqёsi. Dhe, nё fund, pёrsa i pёrket çёshtjes sё sigurisё. Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera tё NATO-s morёn njё vendim tё zgjuar kur mirёpritёn Shqipёrinё nё NATO. Tashmё e kemi parё Shqipёrinё tё kontribuojё nё mёnyra shumё tё rёndёsishme. Do tё doja ta shihja Shqipёrinё njё vend mё tё fortё, njё vend i aftё jo vetёm qё tё mbrojё kufijtё e saj, por edhe tё ofrojё siguri pёr njё numёr tё madh vendesh tё NATO-s, dhe pёr partnerёt nё rajon.

Merxhan: Ramazan Peksani pyet cili do tё jetё roli i Ambasadorit tё SHBA nё zgjedhjet e ardhshme tё 2017?

Ambasadori Lu: Kam shpresё se Ambasadori i SHBA dhe Ambasada e SHBA do tё luajё njё rol mё tё vogёl se sa nё zgjedhjet e fundit, zgjedhjet vendore tё vitit tё kaluar, nё kuptimin qё nё zgjedhjet e kaluara shpenzova shumё kohё duke punuar me kolegёt e mi ndёrkombёtarё dhe me partitё politike duke u pёrpjekur tё bindnim anёtarёt e partive tё mos kandidonin kriminelё pёr poste zyrtarёsh tё zgjedhur. Prej dhjetorit tё vitit tё kaluar, Shqipёria ka aprovuar legjislacionin mё tё forte nё Europё pёr dekriminalizimin, dhe mendoj se legjislacioni do t’i ndihmojё institucionet shqiptare, demokracinё e Shqipёrisё, tё mbrohen nga futja e mё shumё kriminelёve nё politikё. Pra, kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn shpresoj tё kemi mё pak punё. Shpresoj se do tё jemi aktivё, bashkё me shoqёrinё civile tё Shqipёrise, bashkё me partitё politike, pёr tё parё se çfarё lloj ndryshimesh do tё parandalojnё blerjen e votёs; do tё parandalojnё intimidimin prej kriminelёve nё qendrat e votimit; do tё parandalojnё llojet e abuzimit qё kemi parё nё vitet e fundit. Jemi shumё tё pёrkushtuar ndaj kёsaj. Po i kushtojmё burime tё rёndёsishme kёsaj dhe shpresoj se shqiptarёt do tё luftojnё pёr kёto zgjedhje tё lira.

Katerina: Kam njё pyetje nga Ana Rakipi. Sapo postoi njё koment se media nuk ёshtё e paanshme. A mund tё ndryshojё kjo?

Ambasadori Lu: Kam punuar nё vende tё tjera pёr 27 vite. Do tё thoja se gjatё jetёs sime dhe gjatё karrierёs sime profesionale, Shqipёria, krahasuar me tё gjitha vendet e tjera ku kam shёrbyer, ka njё nga mjediset mё tё lirё tё medias, nё kuptimin qё nuk ka sekrete nё Shqipёri. Gazetarёt e kёtij vendi marrin vesh pothuajse çdo detaj tё çdo sekreti tё mundshёm pothuajse para se ta marrim vesh ekzistencёn e vetё sekretit. Ajo qё di dhe qё ёshtё e vёrtetё, ёshtё se ashtu si nё vendin tim dhe shumё vende tё tjera mjedisi i medias ёshtё gjithnjё e mё shume i njёanshёm. Ёshtё i njёanshёm nё favor tё personave qё i zotёrojnё kёto media. Kjo ёshtё e rrezikshme. Ёshtё e rrezikshme nё Uashington, ёshtё e rrezikshme nё Londёr, ёshtё e rrezikshme kёtu nё Tiranё. Nuk e di si mund ta zgjidhim kёtё problem sё bashku, por mendoj se pёrgjigja gjendet tek gazetarёt e guximshёm, shumё prej tё cilёve janё gazetarё tё rinj tё cilёt kanё guximin tё thonё, shpesh nё median online dhe jo nё shtypin e shkruar apo nё televizione, kanё guximin tё thonё çfarё ёshtё e vёrtetё, edhe kur personat qё kanё median nё pronёsi, apo kur qeveria, apo kur opozita nuk bie dakord me atё linjё. Ka ende njerёz – i shohim çdo ditё – qё nxjerrin tё vёrtetёn.

Katerina: Kostandin Basko ka njё pyetje personale pёr ju. Ai pyet: z. Lu, çfarё mendoni pёr Shqipёrinё dhe njerёzit e saj – sepse besoj qё pёrtej punёs tuaj dhe angazhimeve si ambasador, jeni njё qenie njerёzore me shije, dёshira, pasione si tё gjithё. Faleminderit!

Ambasadori Lu: Sa e bukur kjo pyetje, Kostandin! E vlerёsoj qё njerёzit njohin se jam njё individ, se kam ndjenja, pasi besoj se shpesh ёshtё e lehtё qё tё krahasohet personi me institucionin. Mё kanё bёrё shumё pёrshtypje shqiptarёt qё kam takuar dy vitet e fundit. Janё njerёz te guximshёm, krenarё dhe tё suksesshёm. Ata janё njerёz qё kanё sakrifikuar jashtёzakonisht shumё 25 vitet e fundit. Janё prindёr tё rinj tё cilёt kanё sakrifikuar çdo gjё pёr foshnja dhe fёmijёt e tyre. Ka dhe prindёr mё nё moshё tё cilёt kanё hequr dorё nga kursimet e njё jete pёr t’u siguruar njё shkollim tё mirё fёmijёve tё tyre. Janё gra dhe burra tё guximshёm tё cilёt kanё shpёtuar gra dhe vajza nga prostitucioni dhe trafikimi. Janё gazetarё tё guximshёm tё cilёt rrezikojnё jetёn e tyre çdo ditё pёr tё nxjerrё nё dritё histori mbi politikanё tё korruptuar, fёmijё qё abuzohen, kryetarё bashkish dhe gjykatёs qё kёrkojnё seks pёr vendimet e tyre zyrtare. Kam parё gjёrat mё tё mira qё Shqipёria ka pёr tё ofruar. Shqiptarёt mё duken tё guximshёm dhe heroikё, diçka pёr tё cilёn çdo familje shqiptare duhet tё jetё krenare. Ёshtё nder pёr mua tё shёrbej kёtu nё Shqipёri dhe tё luftoj bashkё me qytetarёt shqiptarё pёr ato ndryshime qё do ta çojnё Shqipёrinё drejt kёsaj tё ardhmeje europiane.

Katerina: Fatkeqёsisht koha na mbaroi. U pёrpoqёm tё mbulonim sa mё shumё tema dhe t’i pёrgjigjeshim sa mё shumё pyetjeve sot.

Merxhan: Teksti i bisedёs do tё mund tё gjendet sё shpejti nё anglisht dhe nё shqip nё faqen e internetit dhe nё faqen e Ambasadёs nё Facebook.

Ambasadori Lu: Katerina, Merxhan, shumё faleminderit qё gjetёt kohё pёr tё qёnё me ne sot. Jeni dy shembuj tё lidershipit tё rinisё pёr tё cilёn shqiptarёt duhet tё jenё krenarё. Dua tё falёnderoj personat e shumtё qё dёrguan pyetje nё faqen tonё tё Facebook. Ishin pyetje tё vёshtira dhe mё bёtё tё djersij paksa. Shpresoj tё mund ta bёjmё sёrish kёtё shumё shpejt. Ishte kёnaqёsi t’ju kisha nё shtёpinё time.

ME TE LEXUARAT