Ambasada, qytetarëve amerikanë: Bëni kujdes gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

ambasada-amerikane15Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton qytetarët amerikanë që duhet të bëjnë kujdes gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Edhe pse nuk e specifikon se çfarë rreziku konkret mund të ketë, Ambasada u bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin me anë të mediave njoftimet, si dhe të drejtohen tek forcat e sigurisë lokale për çdo problem.

Ky lajmërim vjen pas rrezikut për një sulm të mundshëm terrorist, ku disa persona kishin planifikuar ta bënin gjatë kësaj ndeshjeje në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. Për këtë shkak u vendos që ndeshja të mos luhet aty, duke u zhvendosur në “Elbasan Arena”.

Njoftimi i Ambasadës:

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët Amerikanë për rritjen e nivelit të sigurisë, bazuar në shqetësimet e mundshme të sigurisë gjatë ndeshjes Kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor, në Elbasan.

Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët e SHBA-ve duhet të jenë vigjilentë dhe të ushtrojë kujdes në qoftë se ata zgjedhin për të marrë pjesë në ngjarje. Qytetarët duhet të monitorojë e median dhe faktorët lokalë të informacionit, nëse kanë plane udhëtimi apo pjesëmarrje në këtë aktivitet“,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...