Alvaro Morata lihet një muaj jashtë fushe

morataaNë momentin më delikat të sezonit, Reali i Madridit humbet shërbimet e Alvaro Moratës. Pas një dëmtimi të pësuar në kofshë në ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Spanjës, talenti i Los Blancos duhet të qëndrojë për rreth 1 muaj jashtë fushave të futbollit.

Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Zidane i cili gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë as shërbimet e mesfushorit Toni Kroos.

Duke parë edhe formën jo të mirë që kalon bomberi francez Karim Benzema dëmtimi i Moratës vjen në momentin më të papërshtatshëm për Realin e Madridit.

Ish sulmuesi i Juventusit do të humbasë në këtë mënyrë të gjitha sfidat e rëndësishme që do të zhvillojnë merengues-it. Nga derbi i kësaj fundjave ndaj Atleticos së Madridit e deri tek dueli ndaj Borussias së Dortmundit në Champions.

Në mes është edhe superpërballja me Barcelonën me Moratën që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane as në El Clasico.
Trajneri francez kishte gjetur te Morata një alternativë shumë të mirë për treshen e famshme BBC. 24 vjecari është aktivizuar në 17 takime me Los Blancos në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni duke realizuar dhe 8 gola.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

futbollistiii

Futbollisti i mbijetuar nga rrëzimi i avionit i habit të gjithë

Njëri nga futbollistët e paktë të skuadrës së Chapecoenses, mund t’i kthehet ...