E kaluara kriminale e Ari Alinanit, shoferi i makinës ku u vra Nelgert Pata

Kliko per me shume info

alinaniDrejtuesi i mjetit që u qëllua me breshëri kallashnikovi, bashkë me Nelgert Patën nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë.

Ari Alinani i arrestuar dje nga policia, në lidhje me atentatin ndaj Patës është dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Sarandës me 11 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Kliko per me shume info

Alinani gjatë kohës që ai ishte në burgun e Rrogozhinës, në vitin 2008 policia e Gjirokastrës i ngriti një tjetër akuzë, për një vrasje të ndodhur në vitin 1997 në Qafë-Muzinë, por për këtë akuzë Alinani nuk u dënua.

Në vitin 2013, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pasi akuzohej se ishte autor i vjedhjes së një banese në këtë qytet. Në atë kohë, Ari (Ilirjan) Alinani u shpall në kërkim bashkë me katër persona të tjerë.

Në dëshminë e tij të parë, Alinani ka thënë se e kishte njohur rastësisht Nelgert Patën dhe se ky i fundit i kishte kërkuar ta shoqëronte diku me makinë ditën e atentatit. Ndonëse nuk mbante mend shumë detaje, ai tha se ishin dy persona ata që qëlluan mbi mjetin e tyre.gazeta shqiptare

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here