Pranga partnerit të amerikanes që protestoi për HEC-et në Valbonë

Aktualitet

alfred-selimajNjë lidhje e paligjshme elektrike ka vënë në pranga partnerin e amerikanes që protestoi kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Valbonë. Alfred Selimaj, partner i shtetases amerikane Catherine Bohne, e njohur si kundërshtare në ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, është vendosur pas hekuravë në orët e vona të së premtes.

OSSHE dhe Policia kreu kontroll në orët e vona të mbrëmjes në restorantin e Selimaj, 'Rilindja'. Ky i fundit u shoqërua nën akuzën e lidhjes së paligjshme elektrike dhe si pasojë vjedhjen e energjisë elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimit i Selimaj konfirmohet dhe nga Policia e Shtetit e cila sqaron për ReportTv se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli me operatorin e energjisë elektrike në zonën e Valbonës dhe biznesin e Alfred Selimaj është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë.

Në pranga ka rënë dhe shtetasi Ardian Selimaj pasi u konstatua lidhje e paligjshme në bar-restorantin, ‘Valbona Relax”. Alfred Selimaj aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Kukësit, ku dhe po merret në pyetje.

Bashkë me partneren e tij, amerikanen Catherine Bohne, Selimaj kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës. Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese.

Selimaj pritet që të dal të hënën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tij, ndërsa burime nga prokuroria e Kukësit sqaruan se po shihet materiali i referuar nga policia dhe për të do të kërkohet masë hetim në gjendje të lirë.

Vetë 1 javë më parë Selimaj dhe Bohne organizuar një koncert-protestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetar të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve.

Komisariati i Policisë Tropojë

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polisë Kukës, gjatë 24-orëve të fundit janë evidentuar këto ngjarje dhe konkretisht:

Më datë 04.11.2016, Specialistët të Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A.S, 44 vjeç, banues në fshatin Valbonë-Tropojë

-A.S., 36 vjeç, banues në fshatin Valbonë –Tropojë.

Arrestimet e këtyre shtetasve u bënë pasi në lokalet e tyre , Specialistët e Taksë Forcës të Ministrisë Energjitikes dhe Industrisë, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, që furnizonte me energji Bar-Restorantet e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137 i K.Penal.reporttv

ME TE LEXUARAT