Lirohet nga burgu partneri i amerikanes që hapi bujtinë në Valbonë

alfred-selimajGjykata e Tropojës caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Alfred Selimaj, partnerin e amerikanes Catherine Bohne, e njohur si kundërshtare në ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Selimaj u vendos pas hekurave mbrëmjen se 4 Nëntorit sëbashku me një banor tjetër të zonës pasi OSSHE dhe Policia pas një kontrolli që zhvilloi në restorantin e Selimaj, ‘Rilindja’, ku konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në seancën e sotme gjyqësore, ndaj Alfred Selimaj e Ardian Selimaj u caktua masa, ‘detyrim paraqitje’.
ALFRED-SELIMAJ
Selimaj është emër i njohur për mediat, pasi vetëm 1 javë më parë Selimaj dhe partnerja e tij amerikane organizuan një koncert-protestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetarë të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve.

Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...