Bombardimet intensive në Alepo, vriten 6 persona

33
Kliko per me shume info

alepo-siriAktivistët e opozitës në Siri kanë njoftuar për bombardime të mëdha në pjesën e rrethuar të qytetit të Alepos, duke theksuar se të paktën 6 persona janë vrarë. Observatori për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, tha se aeroplanët dhe artileria e qeverisë së Sirisë kanë goditur më shumë se 20 vende në lindje të Alepos, me ç’rast janë vrarë gjashtë persona, ka njoftuar “Reuters”.

Një tjetër organizatë në Alepo tha se 15 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë në dhunën që shpërtheu të shtunën në qytetin e dytë më të madh në Siri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Dita e shtunë ishte dita e katërt e rifillimit të sulmeve të avionëve sirianë në rajonet e Alepos lindore, një enklavë prej rreth 275 mijë njerëzish, që kontrollohet nga rebelët.REL

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here