Rrahu gazetarin, Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Alban Voglin

alban-vogliProkuroria e Tiranës, i kërkoi gjykatës të dënojë me 1 vit e 6 muaj burg të pandehurin Alban Vogli, zyrtar i klubit sportiv “Kastrioti” për dhunën ndaj gazetarit Eduard Ilinica.

Prokurori i tha gjykatës, që për shkak të kronikave televizive që kishte bërë gazetari Ilinicia, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar edhe disa dëmtime në kokë. Për këtë fakt, prokurori kërkoi dënimin e tij me burg.

I pandehuri po gjykohet në gjendje të lirë pasi Gjykata e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë.

Vogli pas ndeshjes mes Korabit dhe Kastriotit në të cilën tifozeria u përfshi në përlasje fizike, rrahu gazetarin Ilinicia pas kronikave të transmetuara.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Akuzohen për veprime të turpshme ndaj të miturës, nis hetimi për dy 14 vjeçarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të mitur ...