Alarmohet Polonia, lëkundje sizmike ne një minierë, 2 të vdekur

Bota

poloniNjë ngjarje alarmante u regjistrua në Poloni, teksa një minierë të madhe bakri u ‘’shkund’’ nga një lëvizje e fortë sizmike. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e shkuar. Lajmin e bën me dije grupi KGHM.

“Dy trupa të pajetë janë gjetur në zonën e prekur ndërsa vijojnë kërkimet”, tha për median një zëdhënëse e KGHM-së, Anna Osadczuk. Ndërkohë, pesë minatorë të plagosur u drejtuan në qendrat spitalore, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 1.500 metra ne minierën Rudna në Polkoëice në Silesia (jugperëndim), një nga minierat më të mëdha të bakrit në botë. Miniera numëron 11 puse rreth një kilometër të thellë. Prodhimi vjetor përllogaritet rreth 12 milionë ton mineral dhe miniera ka të punësuar më shumë se 4.400 persona.

ME TE LEXUARAT