Alarmi “ESTOFEX”: Moti do të përkeqësohet në Shqipëri, priten tornado

Kliko per me shume info

moti-evropeESTOFEX parashikon përkeqësim të motit në të gjithë Evropën, që pritet të goditet nga reshje të shumta edhe gjatë ditëve në vijim.

Agjencia Europiane e Parashikimit të Stuhive shkruan se shtetet më të rrezikuara në Ballkan janë Shqipëria dhe Greqia duke i përfshirë në shkallën e rrezikshmërisë “Kategoria 2”.

Kliko per me shume info

Kjo agjenci parashikon reshje të dendura shiu, erëra të forta, breshër në disa zona dhe tornado. Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar mjaft probleme në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Zonat më të prekura janë Tirana, Durrësi, Fushë-Kruja e Vlora shkruan LajmiFundit.al. Një situatë e tillë po ndodh edhe në Kosovë ku disa qytete si Prishtina dhe Gjakova janë përmbytur./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here