Ngjarje tronditëse në Vlorë, adoleshentja akuzon babanë për përdhunim

perdhunimNjë tjetër denoncim tronditës mbi një marrëdhënie incesti me dhunë është regjistruar në vendin tonë, këtë herë në qytetin e Vlorës. Adoleshentja me inicialet XH. Ç., 17 vjeçe, me banim në Vlorë, ka denoncuar dje babanë e saj, 41-vjeçarin me inicialet V.Ç., se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
E mitura ka rrëfyer në prani të psikologes se babai i saj ka abuzuar me të rreth pesë muaj më parë. Ajo tregon se ai ka abuzuar seksualisht nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës dhe për shkak të frikës nuk ka guxuar të tregojë.

17-vjeçarja vendosi të thyej heshtjen, duke ia rrëfyer historinë nënës së saj, për ta denoncuar më pas rastin në polici. Pas denoncimit të së resë 41-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...