Akuzohen për vjedhje të 8 lopëve, arrestohet 35 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

UntitledPolicia e Kavajës në një operacion të koduar ‘’Mesnata’’ kanë arritur të venë në pranga një 35 vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim një 48 vjeçar me iniciale A.P të akuzuar për një sërë vjedhjesh, kryesisht të gjësë së gjallë, vjedhje të kryera. Mësohet se autorët përgjatë dy muajve të fundit kanë vjedhur, ku më së shumti kanë marrë lopë e vica në zonën e Kavajës, Rrogozhinës, Durrësit dhe Vorës. Policia liston vjedhjet:

Vjedhjet e kryera:
Këtyre shtetasve gjatë periudhës shtator-sëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:
Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.
Vjedhje ndodhur më datë 15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.
Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.
Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.
Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.
Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.
Po ashtu raportohet nga policia se përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.
Gjatë arrestimit në flagrancë shtetasit Ektor Loka, i’u sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celuar dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...