Akuzat e PD për drogën, Ministria e Brendshme: Kemi arrestuar dhjetëra trafikantë

ministria-brendshmeMinistria e Punëve të Brendshme i është përgjigjur deputetit të PD, Enkelejd Alibeajt, i cili tha se në kufijtë tanë janë kapur 2 ton drogë por Rama vazhdon ta mohojë.

Në një deklaratë të mimistrisë shkruhet se “konsiderohet rezultat kur kapet drogë, dhe jo kur nuk kapet”.

Deklarata:

Nëse do gjente kohën për t’u hedhur qoftë edhe një sy deklaratave të partnerëve në fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, zyrtari i PD-së do ta kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së Shtetit!

Në fakt këtë PD-ja nuk e ka për herë të parë. Në memorien e çdokujt janë deklaratat e opozitës që për çdo parcelë me kanabis të shkatërruar nga Policia, dilte në konferencë shtypi dhe fliste për lidhjet të strukturave policore me krimin.

Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët.

Është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge.

Dhe janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit të Komisionit Europian.

PD bën mirë të kuptojë se sukses është kur e kap drogën, siç po bëjmë bashkë me partnerët, e jo kur droga kalon pa e kapur njeri. Ndaj lajmi që kapen trafikantë, është lajm i mirë, jo lajm i keq, si ato që kërkon të sajojë PD-ja.

Kliko per me shume info

One comment

  1. varini teneqene daulles se shpuar. Ky birbo aq e ka kafazin e trurit, eshte si ato grate budallaqe. I kane dil dhe derdellit, dhe ky me pathos revolucionar del dhe reciton, tepke si Epaminonda i Gjirokastres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-pagat

Qytetarët replikojnë me Ramën: Populli i thjeshtë do punë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, pasi ...