Rrëzohet akuzat e Angelina Jolie ndaj Brad Pitt

Showbiz

brad-pit-angelinaBrad Pitt nuk ka abuzuar dhe as ka keqtrajtuar nje nga fëmijët e tij, ashtu siç mendohej.

Punonjësit sociale ne Los Anxhelos kane përfunduar hetimet per sjelljen e yllit te Hollywood-it, i cili u divorcua pak kohe me pare nga bashkëshortja e tij, Angelina Jolie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktorja pretendonte se ai kishte keqtrajtuar te birin 15 vjeçar, Maddox teksa udhëtonin me nje avion privat ne muajin shtator.

Kjo ngjarje qe çoi edhe ne vendimin e saj per t’i dhene fund lidhjes, qe zgjaste prej me shume se 10 vitesh.

Ky zhvillim i fundit është nje lajm i mire per 52 vjecarin Pitt, qe ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët me Jolie per 6 fëmijët e çiftit, tre prej te cilëve te birësuar. Çështja e kujdestarisë ka qene pika me e nxehte qe pas divorcit te tyre, pasi Angelina ka kërkuar qe te kujdeset e vetme per ta.

Ligji ne Kaliforni favorizon kujdestarinë e përbashkët ne raste divorcesh, por detaje te marrëveshjeve per kete çështje bëhen shume rralle publike, kur flitet per emra te famshëm. Divorci i çiftit te njohur si Brangelina ishte nje nga lajmet me shokues per adhuruesit e dy yjeve te kinemasë.v+

ME TE LEXUARAT