AKU kontroll në 950 biznese, 220 parlajmërime dhe gjoba

aku-kontrolleAutoriteti Kombëtar i Ushqimit brenda dy javëve ka zhvilluar një kontroll në rreth 950 subjekte në të gjithë vendin. Nga ky kontroll kanë rezultuar me probleme 220 biznese, ndaj të cilave është marrë masa administrative “Parlajmërim” dhe “Gjobë”.
Kontrollet janë kryer në dyqanet e mishit, në subjektet ku tregtohet nënproduktet e qumështit, në restorante etj.

Në të gjithë qarqet e vendit, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë parë nga afër kushtet se si tregtohen ushqimet. Përveç dyqaneve, janë kontrolluar edhe tregjet, ku janë vrejtur problematika të ndyrshme dhe është bllokuar një sasi e konsiderueshme mishi.

Gjithashtu janë inspektuar edhe byrektoret, Fast-Food-et, zgarat e qofteve , ku janë vendosur disa gjoba në vlerën prej 100.000 lekë.
Në kryeqytet është bërë bllokimi i aktivitetit për 2 subjekte, të cilat tregtonin ushqime pa plotësuar kushtet.
Gjobat për ato subjekte të cilat tregtojnë pa plotësuar kushtet e sigurisë ushqimore kanë qënë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Duke qënë se vijnë festat e fundvitit rritet edhe konsumi, prandaj AKU u bën apel qytetarëve që të blejnë produkte të cilat kanë datën e skadencës dhe etiketën në gjuhën shqipe. Autorteti Kombëtar i Ushqimit do të shtojë kontrollet përgjatë festave të fundvitit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

oshee-2016

OSHEE: Ja shkaku u ndërprerjes së dritave në ndeshjen Partizani-Tirana

OSHEE me anë të njuë deklarate, ka sqaruar se ndërprerja e energjisë ...