Aktorja amerikane rrëfen: ‘’Lufta në Kosovë më preku, vendosa t’i ndihmoj’’(Foto)

Showbiz

nicole-kidmanLufta e përgjakshme e Kosovës ka rënë në sytë e aktores së njohur Nicole Kidman, e cila së fundmi ka shprehur se është prekur kur ka parë gratë dhe fëmijët në Kosovë që ishin viktimë e luftës në Kosovë. Kështu, ajo vendosi t’i ndihmojë ata viktima, gjë e cila u bë prioritet në jetën e saj. Fituese e shumë çmimeve prestigjioze, aktorja tha mbrëmë në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, ku dhe mban postin ambasadore, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”, raporton “AP”.Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë tubuar më se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman. Vlen të kujtohet se Nicole e ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku është takuar me disa gra të Kosovës dhe me personalitete të ndryshme.

ME TE LEXUARAT