I hodhi salcë në kokë Lindita Nikollës, aktivistja lirohet pas 10 orësh

studentja-nikollaAktivistja që leu me salcë ministren e arsimit Lindita Nikolla, është liruar pas më shumë se 10 orësh në ambientet e komisariatit numër 1.

Në mbështetje të aktivistes Mirela Kuro, para komisariatit kanë qëndruar dhjetëra aktivistë, pedagogë, studentë e qytetarë të cilët kanë kërkuar lirimin e saj, pasi sipas tyre, ndalimi është i padrejtë.

Në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistja Mirela Ruko i hodhi salcë të kuqe në kokë ministres Lindita Nikolla, në shenjë proteste ndaj reformës në arsimin e lartë duke kërkuar dorëheqjen e saj.

“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.

Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, thuhet në faqen në Facebook të lëvizjes ‘Për Universitetin’.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...