Plagosja e aktivistit më 8 tetor, polica kap autorin

UntitledBëhet e mundur kapja e autorit kryesor së plagosjes së aktivistit me armë zjarri. Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 4 arritën të kapnin autorin e ngjarjes së 8 tetor pranë qendrës së komunitetit romë, në Rrugën ‘Myslym Keta’, ku u plagos shtetasi me inicialet V. P. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua Marjus Isaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa ai akuzohet për veprën Penale të “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

 

Ngjarja ka nisur lidhur me ndërtimin e një menze sociale të këtij komuniteti sëbashku me aktivistë, të Shoqatës “EKOVOLIS”, për banorët e përmbytur të zonës së Bregut të Lumit, të cilëve do tu shërbehej ushqim. Mirëpo në një moment ka lindur një debat dhe mosmarrëveshje, ku motiv i kësaj mosmarrëveshje dyshohet të ketë qenë, për mospritjen e personave të tjerë të këtij komuniteti nga zona e Bregut të Lumit në këtë ambient.

 

Dyshohet se në konflikt e sipër, shtetasi Marjus Isaj, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit V. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, aktivist i Shoqatës “Ekovolis”, duke e plagosur atë në pjesën e shpatullës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.

 

Gjithashtu në këtë konflikti janë përfshirë shumë persona të komunitetit rome, të cilët janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta dhe si pasojë e tij, ka mbetur i dëmtuar në pjesë të trupit (brinjë), shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, punonjës vullnetar në shoqatën “Ecovolis”.

 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një gëzhojë me kapsollë të goditur

– Një vegël pune sqepar

– Një telefon i markës “Nokia”

 

Nga veprimet e para proceduriale shtetasi Mario Isaj dyshohet të jetë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja, nga shtetasit rome, të identifikuar nga ana e policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Më konkretisht:

 

1. E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

2. K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

3. F. S., 34 vjeç, banues në Tiranë.

4. F. A., 48 vjeç, banues në Tiranë (në qendrën e Romëve)

Të gjithë shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për Veprën Penale të “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...