Kosovë, vdes në burg aktivisti i Vetëvendosjes

aktivistiAktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.
Ndërkaq, drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë. “Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” deklaroi Krasniqi.
Ai deklaroi se Policia është duke kryer procedurat e nevojshme. “Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi, për “Kallxo.com”.
Astrit Dehari ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

Kliko per me shume info

One comment

  1. E nderuara familje Dehari,
    Lajmi për ndarjen nga jeta të birit Tuaj, Astritit është është goditja e dytë shumë dhembshme që bie mbi familjen Tuaj, brenda dy vjetësh. Kam bindjen e plotë, se nga ky rast tragjik nuk ndjeheni të goditur, vetëm Ju Familja Patriotike Dehari dhe anëtarësia e LVV, por edhe çdo shqiptarë që din ta çmojë realisht të drejtën edhe për popullin e vet, për t’u përcaktuar dhe vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Atëmemëdheut.
    E nderuara familje Dehari,
    Kam bindjen e plotë se edhe në këto momente të rënda do të dini dhe do të gjeni forcë, që edhe këtë dhembje ta shndërroni në qendresë!
    Populli do ta kujtoj përjetë Astritin, ashti si dhe të gjithë bijtë dhe bijat besnike të tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kosova-be

Kosova merr 78 milionë euro nga BE-ja

Pas miratimit të Ligjit për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës ...