Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, policia: Pse ndodhi

Aktualitet

tirane-durresNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima është një punonjës i mirëmbajtjes së ketij aksi rrugor Tiranë-Durrës, i cili ishte duke punuar kur është goditur nga një makinë tip "Mercedes-Benz" shkruan LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo hetimet nxorrën në pah që punonjësit kanë qenë duke bërë punime në autostradë pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikat rrugore për mbrojtjen e punonjësve.

Sot Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Abas Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është përgjegjësi i objektit të firmës.

Teksa janë proçeduar në gjendje të lirë shtetasit:

– F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i firmës (Neni 289).

– XH. N, 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës (Neni 289).

Arrestimi i këtij shtetasi dhe procedimi në gjendie të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni sëbashku me punëtorët e firmës ka qënë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë (Neni 290/3).

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Nenet 289 dhe 290/3 të Kodit Penal./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT