Aksioni i rrugores, arrestohen 3 shoferë të dehur, pezullohen 87 patenta

pol-rrugoreVijon zbatimi i masave nga Policia rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë fundjaës është fokusuar më tepër në drejtim të:
• Evidentimit dhe ndëshkimit të gjithë atyre drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.
• Ndëshkimit të drejtuesve që drejtojnë automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
• Të atyre drejtuesve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.
• Të atyre drejtuesve dhe pasagjerëve që nuk përdorin rripin e sigurimit.
• Evidentimit dhe ndëshkimit të të gjitha shkeljeve të tjera të Kodit Rrugor.

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët: 4 në gjendje të dehur, 3 të pa pajisur me leje drejtimi si dhe 3 për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor duke shkaktuar aksident me pasoja në njerëz.

Janë pezulluar 87 Leje Drejtimi, nga këto:
39 për alkool, 38 për shpejtësi si dhe 10 për semafor e shkelje të ndryshme .

Janë vendosur:
168 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.
198 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
223 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
32 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse
1009 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore do të vijojë punën në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditëve të javës, me qëllimin e vetëm, ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...