Aksion kundër falsifikimeve, procedohen penalisht 79 biznese

Aktualitet

ndroq-policiaMe inciativë të SELEC, Taks Forcës Kundër Mashtrimit dhe Kontrabandës, nga vendet e Europës Juglinndore u organizua Operacioni i Përbashkët “KNOW HOW II”, me objekt:

- kufizimin e shpërndarjes së produkteve të falsifikuara në Evropën Juglindore,

- zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit operacional ndërmjet agjencive ligjzbatuese ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

- goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e pronësisë intelektuale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni u zhvillua dy javët e fundit të Nëntorit 2016 në bashkëpunim ndërmjet strukturave doganore dhe atyre policore të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, bazuar në Plani Operacional të Përbashkët të nënshkruar nga Drejtori i Policis së Shtetit dhe Drejtorja e Përgjithshme e Doganave.

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policine e Shtetit, bazuar në këtë plan:

· u kontrolluan 247 subjekte tregtare, persona fizikë, subjekte prodhuese dhe automjete transporti,

· u proceduan penalisht ;

o 35 subjekte për veprën penale të Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale (Nenit 149/a të K.P.) ,

o 42 subjekte, për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj (Nenet 178, 179, 180, 190 si dhe 288/a të Kodit Penal)

o 2 subjekte, për veprën penale të Riprodhimit pa të Drejtë të Veprës së Tjetrit (Nenit 149 të K.P.),

· u sekuestruan ne të gjithë vendin mallra të ndryshme të falsifikuara si artikuj industrialë, konfeksione, xhupa sportive, këpucë sportive, çanta shpine, parfume, unaza floriri, ora dore, detergjentë, telefona celularë, pije energjike, pije alkoolike, CD, etj.

ME TE LEXUARAT