Aksioni “Dërgesa”, sekuestrohen 11 kallëpe tritoli në Tiranë, ja kush janë të arrestuarit

tritoliiiFinalizohet operacioni “Dërgesa”. Kapen në flagrancë dy shtetas, me lëndë eksplozive e llojit tritol.
Sekuestrohet një sasi lënde eksplozive.

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 5, Tiranë bënë të mundur finalizimin e operacionit “Dërgesa”, ku u kapën në flagrancë shtetasit:

1. Ndue Bushati, 27 vjeç, banues në Mamurras.

2. Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 5, të dislokuar me shërbim në vendin e njohur si “Kthesa e Valiasit”, pranë një karburanti, kanë konstatuar shtetasin Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses:

– 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë një.

Lënda e dyshuar u sekuestra në cilësinë e provës materiale.

Nga marrja në pyetje ky shtetas, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga shtetasi Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.
Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit gjatë kontrollit i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 85 fishekë, model 56.

Po punohet për gjetien e destinacionit dhe përdorimit të lëndës së dyshuar plasëse.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...