Aksidentohet autobuzi i linjës Shkozë-Qendër

Kliko per me shume info

aksident-tiraneNjë aksident është regjistruar në Tiranë. Mësohet se autobuzi i linjës Shkozë-Qendër, duke plagosur një kombësor. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Bulevardin ‘Zhan D’Ark’, te Ministria e Jashtme. Të dhënat parparake tregojnë se këmbësori, rreth 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti me targa TR7122U. Ndërkohë, shoferi me inicialet A.K deklaroi se semafori ishte jeshil, ndërsa ishte këmbësori ai që i preu rrugën, dhe iu hodh në xham. Bëhet e ditur se i riu ka marrë dëmtime në kokë ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim. Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here