Aksidentohen 56 automjete, 17 të vdekur, 37 persona të plagosur


17 persona kane vdekur dhe 37 të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik në Kinë.

Policia tha se në përplasjen fatale të ndodhur në autostradën Pekin-Kunming të veri të provincës Shanxi u përfshinë 56 automjete.

Aksidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit dhe paraprakisht shkak mendohet të jetë moti me shi dhe borë.

Në vendngjarje shkuan forcat policore, ata të zjarrfikëses dhe ekipet mjekësore.

Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme dhe sipas mjekëve plagët më të shumta janë në fytyrë dhe gjymtyrë.
Autoritet ndërkohë kanë nisur hetimet për të kuptuar edhe shkakun e këtij aksidenti masiv.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Itali, Mateo Renzi: Do shkoj tek Presidenti të jap dorëheqjen

Shefi i qeverisë italiane, Matteo Renzi, njoftoi se do të takojë sot ...