Familjarët vendosin lule tek vendi i aksidentit: Do hedhim në gjyq firmën

Kliko per me shume info

aksident-vloreBabai i viktimës se aksidentit te djeshem ne Vlore, biznesmeni Renato Panajoti, vendosi lule sot ne vendin ku adoleshenti 17 vjeçar që humbi jetën pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

I riu është përcjellë për në banesën e fundit në Dhërmi. Familjarët e Kristo Panajotit, janë ndaluar pranë vendit ku ndodhi aksidenti i rëndë, duke vendosur lule.

Kliko per me shume info

Automjeti tip BMW-X6 përfundoi në kanalin e hapur për ndërtimin e Lungomares. Familjarët fajësojnë firmën ndërtuese për aksidentin, duke nënvizuar se ajo nuk ka vendosur shenja sinjalizuese fosforeshente.

Ata kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq firmën ne lidhje me demin e madh qe u ka bere me humbjen e jetes se djalit. Viktima ishte djali i biznesmenit të njohur në qytet në fushën e transporteve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here