Makina aksidenton me vdekje kembesorin ne Tirane-Durres, identifikohet viktima

Aktualitet

aksidenti-kosoveAksident me vdekje ne autostraden Tirane-Durres.

Policia njofton se më datë 15.11.2016, rreth orës 10:35, në Autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, drejtuesi i automjteit tip "Mercedes Benz", shtetasi I. N., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i automjetit eshte shoqeruar ne ambjentet e policise per veprime te metejshme.

Po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pak caste me pare policia njoftoi se u identifikua viktima e aksidentit ne autostrade i cili eshte shtetasi A. F. 60 vjec.

Ai mendohet se ka qene punonjes i mirembajtjes se rruges dhe eshte aksidentuar nga makina ne detyre.

ME TE LEXUARAT