Aksident i frikshëm në Tiranë, i plagosuri pa ndjenja përtokë

tirane-policiaNdërkohë që të gjithë njerëzit e kishin mendjen tek ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mbrëmjen e djeshme, diçka shumë e rëndë ka ndodhur në të njëjtën orë në zonën e Laprakës.

Një burrë ka bërë aksident me motor dhe gjendja e tij, siç raporton një qytetar që ishte i pranishëm në vendngjarje, ishte shumë e keqe.

Qytetari bën me dije se ndërkohë që policia nuk vonoi shumë për të mbërritur, ambulancës iu deshën plotë 50 minuta, të cilat do të mund t’i kishin kushtuar edhe jetën burrit.

Ai shton edhe një detaj të dhimbshëm, ndërsa thotë se burri gjatë gjithë kohës, edhe kur kishte ardhur policia dhe ishin në pritje të ambulancës, nuk lëvizte fare. “Ai nuk lëvizte fare dhe gjaku ishte duke e mbytur. Ai pinte gjakun që ia merrte frymën”. /JOQ/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...