Aksidenti tragjik në Lungomare, gjykata lë të lirë drejtuesin e mjetit

makina-vloreSot, gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikqyrje elektronike për 21 vjeçarin Petraq Beja, i cili drejtonte mjetin që u aksidentua në aksin Ujë i Ftohtë-Skelë mbrëmjen e 26 nëntorit. Mësohet se ditën e sotme u mbajt një seancë gjyqësore për këtë ceshtje. Seanca u mbajt në ambientet e spitalit të Vlorës, ku edhe po trajtohet i riu pas plagosjes në aksident. Ndërkohë që Prokuroria e Vlorës ka kërkuar “arrest me burg” për inxhinierët e firmës. Ilirian Tahmazi me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit, të dy punonjës të firmës “Xh & M Sh.p.k” që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i Ftohtë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Tek to ngarkohet akuza për mos vendosjen e tabelave paralajmëruese për përdoruesit e rrugës.
Sipas organit të akuzës, firma ndërtuese dhe inxhinierët nuk respektuan kontratën. Sipas Prokurorisë, nëse do të ekzistonte sinjalistika, aksidenti do shmangej.
Megjithatë Prokuroria thekson se hetimet për aksidentin janë të hapura, në pritje të akt-ekspertimit. Gjithashtu njoftohet se Sipas policisë komisari ka ushtruar presion ndaj drejtuesit të mjetit për ta bindur këtë të fundit se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit.
Ervin Dervishi, ekspert i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës konfirmoi së gropa ku ra makina ishte hapur po atë ditë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...