Identifikohen viktimat - Aksident i rëndë me motor në Tiranë, humbin jetën dy të rinj

Aktualitet

Pak para mesnates policia e Tiranes ka identifikuar dy viktimat e aksidentit me motor ne kryeqytet.

Burimet zyrtare thane se viktimat e aksidentit jane Klejdi Halili, 21 vjec dhe Ergi Dini, 22 vjec.

aksidenti-motorDy te rinj kane vdekur mbremjen e te henes pas nje aksidenti te rende me motor ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

POlicia ka njoftuar se më datë 21.11.2016, rreth orës 21:20, në bulevardin "Bajram Curri", pranë urës së "Bllokut", drejtuesi i motorrit me targa "AP 105" dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.

Sipas burimeve, drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Dy shtetasit që udhëtonin me motorr, të identifikuar me inicialet, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore", ka thene policia.

ME TE LEXUARAT