Aksidenti i 17-vjecarit, PD, Ristani: Lungomarja e ferrit u kthye në Lungomaren e vdekjes

ristani15Partia Demokratike reagoi mbi aksidentin e ndodhur në Vlorë ku humbi jetën një 17 vjeçar, duke theksuar se “Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani theksoi se duhet të mbajë përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës.

“Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në Lungomaren e vdekjes. Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në Lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat.
Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga New Yorku në Paris nga Milano në Mynih.
Sot çdo shqiptar e di që Edi Rama e donte pushtetin për veten e tij, për të rendur pas suksesit të munguar si piktor, për të blerë bileta mijëra dollarëshe, për të ndjekur ndeshjet e NBA në Majami, vizitat në stadiumin e Bajernit të Munihut apo pazaret në dyqanet më të shtrenjta të botës”, deklaroi Ristani.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Jul Deda reagon ashpër ndaj Ramës: Hapi sytë, 18 shkurti s`ka lidhje me 21 janarin

Aktori Julian Deda ka reaguar ne fazen e tij zyrtare ne Fb ...