Aksidenti me vdekje ne gropen e Lungomares, arrestohet zyrtari i policise, devijoi hetimet

aksidenti-vloreSektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme shefin e Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, 55-vjeçarin Myslym Ismailaj.
Ky person, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet proceduriale lidhur me aksidentin e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ku humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident, Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.
Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...