Juristi i dehur alarmon qytetarët, përplas 3 makina e i shpëton policisë

aksidentiiiNjë person ka bërë një aksident të rëndë para ambienteve të komisariatit nr.3 në Tiranë.

Autori i aksidentit mësohet se është jurist. Lajmi është bërë me dije në komunikatën e policisë ku thuhet se automjeti i juristit ka goditur e ka marrë para disa makina të tjera të parkuara.

“Më datë 02.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Robert K., i datëlindjes 1969, banues në Tiranë, sepse në orën 18:30, në rrugën “Mine Peza”, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, me targë TR3872L, ka përplasur 3 mjete të parkuara me targë AA949AP, AA126c.

Ky shtetas është larguar nga vendi i aksidentit”. Po procedohet në gjendje të lirë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...