Bulqize, kamioni del nga rruga, dy të vdekur, shpëtojnë dy persona

aksidenti-kosoveDy persona kane mbetur te vdekur ndersa dy te tjere kane arritur te mbijetojne nga nje aksident ne zonen e Dibres.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth orës 21.35 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se një automjet ka rënë në lumë nga ura që të çon në fshatin Sopot.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe autoambulanca.

Policia ka marrë menjëherë një vinç ku ka bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodheshin në makinë në mes të lumit dhe konkretisht:

Në rrugën dytësore Tre Çezmat -Sopot, një kamjonçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I.Z, ka rënë në lumin e Bulqizës nga ura që të çon në fshatin Sopot .

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automejtit shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë.

Në automjet udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë ku njeri prej tyre shtetasi R.L ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe banorët për ndihmë.

Ndërsa shtetasi Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar me autoambulancë për në spital në gjendje shumë të rëndë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor në vendngjarja po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...