Qafë Priskë, bie në humnerë makina, katër të rinj shpëtojnë për mrekulli

aksidentiiiNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Qafë Priskë.

Policia informon se një makinë me katër persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasoje e aksidentit, behet me dije se kater personat kane mbetur te bllokuar brenda ne automjet si pasoje e shtypjeve e demtimeve qe ka marre mjeti.

Pak caste me pare, policia beri me dije se kater personat qe ndodheshin ne automjet, jane nxjerre te gjalle prej makines dhe po dergohen per mjekim ne spital. Policia tha se ne automjet kane qene tre te rinj.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa pritet nisja e hetimeve në lidhje me ngjarjen.

Drejt vendit të aksidentit, janë nisur edhe shërbimet e zjarrfikëseve, me qëllim dhënien e ndihmës për personat e përfshirë në aksident./lajmifundit.al

Deklarata e policise:
Më datë 27.11.2016, ora 19:20, në vijim të paraprakes së dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Qafë Priskë, mjeti tip “Volksvagen”, me targë TR 0642 P, me drejtues shtetasin J. S, 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses. Po kryen veprimet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Konflikt me polakët, vret njërin e plagos një tjetër në Vjenë, në kërkim shqiptari

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e ...