Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, Noizy iu jep ndihmën e pare, nuk ka viktima

aksidentiiiNjë aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostardën Tiranë- Durrës, në afërsi të Maminasit në orën 05 e 20 minuta. Sipas të dhënave nuk ka viktima. Mësohet se Vera Koco mjeke pediatre bashkë me disa familjarë të saj i kanë shpëtuar mrekullisht. Të dhënat tregojnë se një nga personat në mjet ka pësuar fraktura në këmbë. Por dicka shumë interesante ka ndodhur në këtë aksident. Mësohet se personi i parë që i ka ardhur në ndihmë mjekes ka qënë reperi Noizy.

Vetë mjekja gjatë transportit për të spital ka deklaruar se këngëtari ka bërë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë me çfarë mundej.

Mjekja ka pësuar frakturë në një këmbë, ndërsa familjarët e saj kanë shpëtuar fatmirësisht pa lëndime serioze.

Policia e qarkullimit rrugor bëri me dije se mjeti që drejtohej nga kunati i mjekes është përplasur me një kamion. Vetura me të cilën udhëtonte mjekja i ka rënë nga pas kamionit e për pasojë mjekja ka thyer këmbën, ndërsa kunati dhe motra e saj nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun ...