Makina del nga rruga në Librazhd, humb jetën një grua

aksidenti-kosoveAksidentet rrugore marrin jetë njerëzish. Policia ben me dije se një grua ka humbur jetën, në ditën e dytë të qëndrimit në spital.

Të shtunën pasdite, Sefer Gëzhilli, 53 vjeç, duke drejtuar një kamion tip “Benz”, me targa AA 821 GP, ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pishat”, në aksin Librazhd- Steblevë. Në kamion si pasagjer ishin dhe një çift.

Nga aksidenti u plagosën rëndë të dy bashkëshortët, ndërsa dy ditë më pas gruaja 60-vjeçare me inicialet N.B ndërroi jetë nga plagët e marra.

Për aksidentin policia ka arrestuar drejtuesin Sefer Gëzhilli, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...