Ahmetaj: Shqipëria ka lënë pas gropën ekonomike që la Berisha

Politikë

ahmetaj-biznesiNjë ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, duke thënë se janë shpenzuar para pa fund nga buxheti i shtetit për kolltukë dhe për fasada. Në lidhje me këtë prononcim të Bashës, ka reaguar Ahmetaj.Ahmetaj shprehet se Shqipëria ka lënë gropën e thellë ekonomike, në të cilën e kishte zhytur vendin ish-kryeministri Berisha.

Statusi i plotë i Arben Ahmetajt:

Administratori i SHQUP-it doli dje para shqiptarëve për të “denoncuar” sipas tij “abuzimin 25 milionë dollarësh për zyra, fasada dhe kolltukë në buxhetin 2017”. Për qytetarët, shpenzimet për rikonstruksione dhe pajisje në vitin 2017, janë 697 milionë lekë, ose 100 milionë më pak se në vitin 2012, kur qeveriste SHQUP-i.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira.

1- Buxheti 2017 është buxheti që mbështet rritjen ekonomike – nga 1% që e la qeveria e vjetër në 2013, në 3.8% në 2016, ose katër herë më shumë. E ftoj të lexojë me vëmendje raportin e fundit të FMN që thekson se Shqipëria vitin e ardhshëm do të rikthehet të jetë ekonomia e parë, me rritjen më të shpejtë në rajon.

2- Buxheti që ul borxhin publik – e gjetën 58% në 2005 dhe e lanë, përfshirë risqet e fshehura, në rreth 83%. Në 2016, për herë të parë në 6 vitet e fundit, borxhi publik ka filluar uljen dhe në 2017, do ta ulim atë me rreth 3%, nga 71.8% në 69.1%.

3- Buxheti që mbështet reformat – Buxheti 2017 parashikon rreth 20 miliardë lekë për financimin e reformave thelbësore në ekonomi, reforma në drejtësi, reforma e administratës publike, reforma në shëndetësi, reforma e pronës, reforma e ujit, vazhdimi i reformës administrative-territoriale.

4- Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë në 25 vite, brenda një buxheti të vetëm parashikohen plot 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve, në arsim, në shëndetësi, në policinë e shtetit, për ushtarakët, për punonjësit e administratës publike, për pensionistët.

ME TE LEXUARAT