U marrin 26 mijë € afganëve për t’i kaluar në Kakavijë, arrestohen 2 shqiptarë

dogane-kakavijeDy persona janë arrestuar në flagrancë, pasi po kalonin tej kufirit 26 shtetas afganë. Mbi Lorjan Grembin, 28 vjeç dhe Laert Grembin, 33 vjeç , të dy banues në Patos, Fier, rëndon akuza e “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare Kakavijë, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptarë.

Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 euro për person.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...