Gjirokastër, kapen 26 klandestinë afganë, arrestohen edhe dy trafikantët

Kliko per me shume info

policia-klandestineArrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Kapen nga Policia Kufitare 26 shtetas Afganë.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare thane se nga shërbimet e policisë Kufitare Kakavije arrestohen në flagrancë shtetasit:

Lorjan Grembi, 28 vjeç , banues në Patos, Fier.

Laert Grembi, 33 vjeç , banues në Patos, Fier.

Sipas policise, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptar.

“Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore”, theksuan burimet zyrtare.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here