Adoleshentja shokon, jam shtatëzë, babai i fëmijës është Jezusi

111Një adoleshente ka bërë një deklaratë të pazakontë duke thënë se ajo është 9 muajshe shtatzënë dhe se po mban në barkun e saj foshnjen Jezus, por askush nuk e beson atë.
Haley 19 vjeçe edhe pse ka një bark të rrumbullakët të gjitha testet e shtatzënisë së saj kanë rezultuar negative.
Por pavarësisht kësaj, ajo është e bindur se është gati për të lindur, madje ajo i kishte thënë edhe doktorit: Unë jam shtatzënë dhe ai është Jezusi.
Nëna e vajzës, Kristi e përshkruan vajzën e saj si një “gënjeshtare të pandreqshme” që ka tendencë për të besuar në gjëra të çuditshme dhe jo të vërteta.
Ajo rendit edhe disa histori të mëparshme ku vajza e saj kishte deklaruar se babai i fëmijës është Eminem dhe se ajo gjithashtu i kishte dhuruar një veshkë vëllait të saj më të madh.
Kështu që Kris beson se Haley është duke gënjyer në lidhje me shtatzëninë e saj.
“Herën e parë që e kam dëgjuar të thotë se në barkun e saj ishte Jezu Krishti mendova se ajo e kishte humbur mendjen e saj”, tha Kristi.
Por pavarësisht gjithë kundërshtimeve Haley tha se është gati të lindë një djalë duke shpërfillur edhe rezultatet e testit të shtatzënisë.
“Familja ime, miqtë e mi, pastorët në kishë nuk besojnë se unë jam shtatzënë, por unë e di që është Jezusi. Kur ta lind fëmijën tim askush nuk do ta mohojë atë sepse është shpëtimtari im”, tha ajo.
“Isha duke fjetur një natë kur fëmija im lëvizi duke grushtuar në pjesën e poshtme të stomakut tim dhe madje gjuajti edhe me shkelma dhe mund ta ndjej madje edhe kokën e tij në bark”, shtoi Haley.
Nëna e saj e cila tha se nuk mund të jetonte në këtë gjendje kërkoi ndihmë, pasi Halezy është diagnostikuar me skizofreni paranoide. /tvklan.al

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nusja-vdes

Tragjedi në ditën më të bukur, nusja vdes në aksident ajror(Foto)

Një tragjedi shkatërroi jetën e një cifti të ri. Nusja, e kishte ...