Acarohet gara në SHBA, sulme personale mes Clinton e Trump

clinton-trumpSondazhet tregojnë një garë gjithnjë e më të ngushtë, 2 kandidatët për Presidencën në SHBA vazhdojnë sulmet personale ndaj njëri-tjetrit.
Kandidatja demokrate Hillary Clinton, e cila gjatë ditëve të fundit ka përjetuar rënie në sondazhe, shënjestroi sërish temperamentin e rivalit republikan dhe sjelljen e tij me gratë.

“Nëse Donald Trump do të fitojë këto zgjedhje, ne do të kemi një komandant të forcave të armatosura pa përvojë dhe idetë e të cilit janë tmerrësisht të rrezikshme”, tha Clinton.

Nga ana e tij, Manjati i pasurive të paluajtshme ju referua çështjes së email-eve kur tha se Clinton-in do ta përndiqnin hetimet kriminale në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjithmonë kështu ndodh me Clinton-ët. Kanë probleme me drejtësinë. Nuk është kjo që i duhet vendit tone. Kemi nevojë për dikë që është i gatshëm të shkojë në punë”, tha Trump.

Fushata e së enjtes përfshiu edhe një shfaqje të rrallë publike të bashkëshortes së Trump-it Melania. Në fjalimin e parë që prej konventës së republikanëve, në muajin korrik, ish-modelja sllovene foli për të qenit emigrante dhe një nënë, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj do ta bënte më të mirë Amerikën.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Donald Trump ka fituar terren në disa shtete, e se në rang kombëtar ata janë kokë më kokë. Sondazhi i “Reuters” dhe Ipsos vlerëson se shanset që Clinton të fitojë 270 votat e nevojshme të kolegjit zgjedhor të martën kanë rënë nga 95 në 90 përqind.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...