A jeni të lumtur? Zbulojeni me këto pyetje…

happy_1471383344-6766761Ndjenja më e vështirë për tu fituar dhe shumë e shpejtë për tu humbur. Lumturia! Si ta kuptojmë që jemi të lumtur?
Ndonjëherë mjafton një çast që nuk arrijmë t’ia dalim mbanë dhe na pushton një ndjesi që na bën të vendosim të zezën mbi të bardhë.
Ajo çka duhet të bëjmë është të ndalemi të paktën një herë në pasqyrë dhe t’i bëjmë vetes disa pyetje. Një trajner lumturie për jetën Sarah Jones, e intervistuar nga Daily Mail ka vënë theksin mbi 5 pyetje që secili prej nesh duhet jetë t’ia bëjë vetes për të kuptuar nëse jemi të kënaqur nga jeta që bëjmë.
Ja se cilat janë:
1. Cili është pasioni yt?
Të njohësh në detaje vetveten do të thotë të jesh i vetëdijshëm rreth asaj që të bën me të vërtetë të lumtur, por mbi të gjitha se çfarë mund të bësh për të gjetur vendin tënd në këtë botë.
2. Çfarë të bën të lumtur?
Lumturia është motor i shumë gjërave në jetën tonë: vetëm nëse jemi të ndërgjegjshëm për këtë do të kuptojmë se të bëjmë ato gjëra që na dhurojnë lumturi është mënyra më e mirë për të ndryshuar jetët tona dhe ndoshta edhe ato të të tjerëve.
3. E di se si ndihesh po të zgjohesh me buzëqeshje?
Të buzëqeshësh është fjala çelës për një stil jetese të shëndetshëm. Mendimet e lumtura janë motori i një sërë veprimesh pozitive për ne. Është kaq e thjeshtë të bëhesh banal: por një buzëqeshje të ndihmon të thyesh katenat e ngjarjeve pozitive dhe atyre negative.
4. Gota për ty është gjysmë plot apo gjysmë bosh?
Të jetosh një jetë të mbushur dhe të lumtur do të thotë të jesh i hapur dhe optimist, pra të përpiqesh të shikosh gjithmonë gotën gjysmë plot dhe jo atë gjysmë bosh! Për më shumë është provuar shkencërisht: të kesh një shpirt optimist dhe një shikim pozitiv të jetës do të thotë të sëmuresh më pak.
5. Kur ka qenë hera e fundit që ke qarë?
Të qash do të thotë të largosh emocionet negative dhe “toksinat” që helmojnë shpirtin dhe trupin tonë. Ndryshe nga sa mendohet, të qash do të thotë të përballesh me emocionet personale, ato që kanë mbetur të bllokuara në mendje dhe në zemër. Është një mënyrë për t’iu rikthyer jetës: pasi kemi qarë mjaftueshëm sa për tu ndjerë më të çliruar duhet të kthejmë faqe dhe të rimarrim jetën në dorë

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këto simptomat e ‘padukshme’ mos i anashkaloni, vuani nga kanceri në stomak

Sëmundja e kancerit të stomakut, shfaqet ngadalë dhe në heshtje. Ajo mësohet ...