Gjenden 95 kg drogë e 1100 rrënjë kanabisi në Përmet, arratisen autorët

Aktualitet

kanabis-punishtePërmet, vijojnë operacionet anti-cannabis të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike.

Një tjetër operacion është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Komisariatin e Policisë Përmet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Evidentohet dy kapanonë të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 95 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Asgjësohen 1100 bimë narkotike në proces tharjeje.

Operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, bashkia Përmet.

Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyre u gjetën të varura për t'u tharë 1100 bimë narkotike.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies. Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative po punon për kapjen e dy shtetasve banorë të asaj zone si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT