8.000 punonjës në varësi të bashkive do të gëzojnë rritjen e pagave

rritja-pagavePunonjësit mësimor do të gëzojnë rritje të rrogës. Mësohet se rritja e pagave do të jetë 10% edhe për 8 mijë punonjës mësimorë që varen nga buxhetet e 61 bashkive të vendit. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito sqaroi dje në Komisionin parlamentar të Ligjeve, por edhe për median, se kjo rritje page do të ketë 110 mijë përfitues të administratës publike. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 7.5 miliardë lekë.

“Kemi 110 mijë përfitues, nga të cilët, 81 mijë janë punonjës buxhetorë dhe 29 mijë të tjerë janë mjekë, infermierë, punonjës arsimorë të universiteteve publike”, – sqaroi dje, ministrja Harito, gjatë raportimit për buxhetin 2017. Sipas saj, “është përcaktuar për momentin buxheti global i rritjes dhe rritja mesatare”. “Nuk përjashtohet askush nga rritja e pagave, pavarësisht nga vjetërsia në punë”, – u shpreh Harito.

Në strategjinë ndërsektoriale të reformës në administratën publike 2015-2020 parashikohet kjo rritje e re e pagave të punonjësve buxhetorë e publikë. Kjo politikë e rritjes së pagave përmban: rritjen e nivelit të pagës mujore të punonjësve me mesatarisht 10%, alokimin e një fondi prej 7.5 miliardë lekë në nivel vjetor ose në masën 6.2 miliardë lekë për një periudhë 10-mujore.

“Politika e rritjes së pagave bëhet e diferencuar, duke i dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve në sistemin e Policisë së Shtetit”, thuhet në strategjinë e lexuar prej ministres Harito, dhe të depozituar në komision.

“Më konkretisht, kjo politikë realizon: rritjen e pagës bazë minimale me 36.3% ose me 8 mijë lekë/muaj. Numri total i përfituesve nga rritja e pagës minimale në administratën buxhetore për vitin 2017 është rreth 6.900 punonjës dhe fondi i nevojshëm për këtë rritje është rreth 1 miliard lekë në vit”.
Po kështu do të ketë edhe një rritje page në sistemin arsimor publik parauniversitar dhe universitar me 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 38 mijë punonjës mësimorë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.8 miliardë lekë. Gjithashtu, kjo rritje page do të financohet nga buxheti i shtetit edhe për 8 mijë punonjës të tjerë mësimorë që janë në varësi të bashkive, duke shtuar financimin e grandit në masën 500 milionë lekë. Rritje page do të ketë edhe në sistemin shëndetësor publik me 10%.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...