Kapen 70 kg droge ne Durres, pese persona ne pranga

kanabissArrestohen ne Durres 5 persona me akuzen e shperndarjes se droges mes qyteteve te ndryshme te vendit.

Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Flash”.

Sekuestrohen 70 kg Marjuanë dhe 3 automjete, dy prej të cilave me lëndë narkotike dhe njëra shoqëruese.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së tyre të pandërprërë për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbrëmjen e datës 15.11.2016, pas një pune hetimore të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”.

Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet I Shqipërisë në një tjetër.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;

2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;

4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;

5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.W me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit“Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;

•automjetet tip Benz dhe BMW, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike;

• mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi;

•10 aparate telefoni celularë;

• karta identiteti dhe pasaporta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

###

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici e ndalon për rripin, por gjatë kontrollit zbulon se…

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një drejtues mjeti pasi u ...