Gjyqtari i “Shqipëri-Izrael” rihap Facebook dhe sqaron vendimet ekstreme të ndeshjes

36
Kliko per me shume info

denizKanë qenë të shumtë tifozët që e akuzuan gjyqtarin turko-gjerman, Deniz Aytekin, për gjykim skandaloz të ndeshjes Shqipëri-Izrael duke ndërhyrë direkt në rezultat.

Menjëherë pas ndeshjes qindra shqiptarë gjetën profilin e tij në Facebook ku më pas vërshuan lumenj komentesh dhe ofendime. Për shkak të situatës së nxehtë, Aytekin mbylli për disa ditë profilin e tij, por tashmë e ka rihapur atë dhe sqaron vendimet e tij në ndeshje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Ai thotë se e çaktivizoi llogarinë e tij në Facebook si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje.

Për sa i përket ndeshjes Shqipëri-Izrael, gjyqtari thotë se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here